Friday, November 22, 2024
HomeLajmeKosovaPatriarku serb: Besoj se serbët do kenë fqinjësi të mirë me shqiptarët...

Patriarku serb: Besoj se serbët do kenë fqinjësi të mirë me shqiptarët në të ardhmen në Kosovë

Patriarku serb Porfirije beson se në të ardhmen e afërt mund të krijohen kushte bashkëjetese mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

 

Ai vlerësoi se në këtë moment, “interesa të ndryshëm të mëdhenj” ndërthuren rreth, të cilat, siç thotë ai, i shohin njerëzit si objekte, dhe vetë Kosovën si një “territor pa shpirt”.

“Për ne, Kosova është diçka krejtësisht e ndryshme”, tha patriarku në një intervistë për Radio Beograd 2.

Kur u pyet se si e sheh të ardhmen e monumenteve kulturore dhe historike serbe në Kosovë, patriarku tha se kjo varet vetëm nga serbët, pavarësisht nga faktorë të ndryshëm të jashtëm.

“Unë jam i sigurt se, nëse kemi një gjendje të tillë shpirtërore, herët a vonë do të vijmë në një situatë në të cilën do të jemi në gjendje të jetojmë së bashku, ku nuk duhet të jemi si vëllezër, por jam i sigurt që do të jemi në gjendje të kemi fqinjësi të mirë”, shtoi ndër të tjera ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments