Monday, November 25, 2024
HomeLajmePastruesja flet sërish: Alda Klosi më dha 10 mijë euro për të...

Pastruesja flet sërish: Alda Klosi më dha 10 mijë euro për të fshehur paratë

Sanitarja Rozeta Dobi ka pranuar se ka marrë 10 mijë euro nga Alda Klosi me qëllim që të ruante në banesën e saj shumat prej më shumë se 500 mijë euro që i mori në banesën e ish-zyrtares.

Referuar dosjes hetimore, ajo ka deklaruar se përveç parave, Klosi i ka premtuar edhe një tharrëse rrobash që do ia blinte sapo të këthehej nga amerika.

“A. Klosi më dha 10 mijë euro për të fshehur paratë, më premtoi edhe tharrëse rrobash”, mësohet se ka dëshmuar Rozeta Dobi.

Dobi ka treguar se Klosi dispononte disa pasuri, ndërsa për vjedhjen e parave kërkonte të fajësonte ish-bashkëshortin. Aktualisht ajo po mbahet e arrestuar me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim, ka treguar për hetuesit se Klosi e paguante 20 euro në ditë për të pastruar banesat, ndërsa vjedhjen e parave në apartamentin që ndodhet në rruëgn e kosovarëve dhjetorin e kaluar e kanë inskenuar.

“Pasi mora paratë. kam vajtur në banesën e Aldes, kam sistemuar rrobat që i kisha bërë rremujë të enjten, kam pastruar shtepinë, dhe në fund ka ardhur Alda e cila më ka bërë pagesën e muajit 100 euro, më pas më ka dhënë edhe shumën e shpërblimit 10.000 euro. Për tharësen më ka thënë se do të shikoj se si do më eci puna dhe kur të kthehem nga Amerika do ta blejë”, ka thënë Dobi.

Dobi pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë dhe të tregojë me detaje për shumat e mëdha të parave që ajo pretendon se nuk i vodhi por ia dha vetë Klosi pas konflikteve që ajo kishte me ish-bashkëshortin. Rozeta Dobi është shprrheur se u ndje e tradhëtuar nga ish-zyrtarja dhe për këtë ndryshoi dëshminë e saj.

“Deklarimet që une kam dhënë në momentet e para të pyetjes si deklarues dhe person nën hetim, nuk janë të vërteta. Ato i kam dhënë në atë formë pasi nuk e besoja që situata do të arrinte deri këtu ku jemi sot. Pasi kisha besim tek Alda, që nuk do të arrinte deri këtu, pasi ne e kishim lënë që të fajësonte bashkëshortin, pasi ajo e donte patjetër në burg”, ka deklaruar ajo.

Dobi ka treguar edhe për disa pasuri të paluajtshme që Klosi dispononte, përfshi një apartament dhe në garanzh në Tiranë një Vilë tek Kodra e Diellit si dhe një shtëpi private në bregdetin e Vunoit.

Kujotjmë se Alda Klosi u arrestua një muaj më parë pas dëshmisë së Dobit për akuzat e pastrimt të parave, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments