Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër-arreste për disa pjesëtarë të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal. Ata akuzohen për pastrim të produkte të veprës penale e kontrabandë të mallrave në kuadër të grupit kriminal.
I arrestuar është edhe ish-shoferi i Ardi Veliut (kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore), Sokol Idrizi së bashku me bashkëshorten dhe vajzën.
Mes të arrestuarve janë dhe dy policë të Portit të Durrësit. Dyshohet se grupi kryente trafik të sendeve me vlerë, si diamante, bizhuteri floriri dhe madje dhe para cash përmes portit të Durrësit. Operacioni është ende në vijim.