Saturday, November 23, 2024
HomeLajmePasojat për Kosovën për shkak të dinarit dhe komunave paralele serbe

Pasojat për Kosovën për shkak të dinarit dhe komunave paralele serbe

Ndalimi i qarkullimit të dinarit si dhe mbyllja e komunave paralele serbe, nga faktori ndërkombëtarë po konsiderohen si veprime të njëanshme të Kosovës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Petar Stano, tha se për shkak të këtyre veprimeve Kosova rrezikon të mbetet prapa në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“ Ne nuk i frikësohemi një status-qoje, nuk i frikësohemi asgjëje në këtë aspekt. I frikësohemi vetëm se njerëzit e Kosovës dhe Serbisë mund të mbeteshin jashtë nga ajo që është aty për ta nga procesi i anëtarësimit. Kemi reaguar në javët e fundit, veçanërisht për vendimet e njëanshme nga pala e Kosovës. Këto kanë ngritur shqetësimin, së bashku me mënyrën e komunikimit nga ana e autoriteteve të Prishtinës. Këto krijojnë frikë te ne, që Kosova mund të mbetet jashtë dhe prapa”, tha Stano.

Pasoja për Kosovën në rast se qeveria nuk dëgjon këshillat e tyre, paralajmëroi edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në emisionin Click të  RTV21.

“Në masën që qeveria është e përgjegjshme ndaj këtij shqetësimi mbi një çështje kaq të ndjeshme se si komunitetet pakicë në Kosovë e ndjejnë se po trajtohen dhe në masën që qeveria i përgjigjet shqetësimeve që ata i ngrenë, për të cilat besojmë se janë legjitime, në masën që qeveria është partnere për të adresuar ato, atëherë ka ndikim pozitiv në partneritetin tonë. Në masën që qeveria vendos të mos i marrë parasysh këshillat tona ose të na dëgjojë, është e qartë se ka pasoja në cilësinë e partneritetit tonë. Sikundër e thashë në deklaratën time dhe sikundër u tha nga Uashingtoni, e dini, kjo ndikon në aftësinë tonë për të qenë avokatë efektivë për Kosovën në arenën ndërkombëtare’, deklaroi Hovenier.

Paralajmërimeve të faktorit ndërkombëtar iu përgjigj partia në pushtet,  Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i saj Armend Muja për RTV21 thotë se faktori ndërkombëtarë duhet t’i kthej sytë nga Serbia.

“Nuk kam dëgjuar që mund të ketë ndonjë pasojë për një rregullator që është mbështetur  edhe nga faktori ndërkombëtarë është në kushtetutën tonë, është rregullator i pavarur nuk e di pse duhet të ndërlidhet me një pasojë. BQK-ja është e pavarur ka autonomi të plotë këta të gjithë e dinë që konceptin mbi autonominë e BQK-së e kemi marrë nga këta,  tradita e autonomisë së BQK-së  është  jashtë politikës jashtë qeverise, e kemi marre nga ShBA-ja, dhe banka e Gjermanisë  dhe ne nuk ndërhyjmë. BQK si rregullator ka vlerësuar se duhet të funksionohet në atë mënyrë ne s’kemi çfarë të bëjmë si politikanë vetëm ta respektojmë, ata janë profesionistë dhe i zbatojnë rregulloret… Ne dhe faktori ndërkombëtarë  duhet ta zbatojmë rregulloren. BE-ja duhet me i kthy sytë  kah Serbia …..S’ka pasur nevojë të diskutohet për struktura paralele. Sa I përket dinarit kjo ka qenë e koordinuar që nga koha e UNMIK-UT”, tha Muja.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ndërkaq, thotë se qeveria e ka humbur rrugën drejt bashkëpunimit me aleatët duke i sjell vendit pasoja.

“Që nga ardhja e kësaj qeverie në pushtet është fol nga miqtë ndërkombëtarë për pasoja për Kosovën. Ky kryeministër dhe kjo qeveri ka humbur rrugën  drejtë të bashkëpunimit me aleatët..Njeriun e mbrapsht e kemi në krye të vendit që po i detyron ndërkombëtarët të na bëjnë presion”, tha Selmanaj.

Politologu, Dorajet Imeri vlerëson se  Qeveria duhet ta shtyjë vendimin për heqjen e dinarit.

Vendimi për heqjen e dinarit në Kosovë përmes rregullores së BQK-sw hyri në fuqi më 1 shkurt përkitazi me këtë vendim u  mbyllwn edhe disa komuna paralele që punojnë në sistemin serb dhe janë të paligjshme për Kosovën./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments