Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaPasojat e tërmetit që goditi Bosnje dhe Hercegovinën, lëndohen katër persona

Pasojat e tërmetit që goditi Bosnje dhe Hercegovinën, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim nga tërmeti i fuqishëm, që goditi mbrëmë Bosnje dhe Hercegovinën.

Epiqendra e tërmetit ishte jo larg Zenicës ka konfirmuar Xhavid Aliçiq, drejtor i zyrës kantonale të mbrojtjes civile.

Një person ka pësuar lëndim nga disa gurë që përfunduan në magjistralen M-17, në hyrje të tunelit Vranduk tek Zenica.

E tre persona tjerë u lënduan nga disa materiale ndërtimore që ranë nga një ndërtesë, që ishte në ndërtim e sipër.

Dridhjet janë ndjerë në pjesën qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës por edhe në disa shtete fqinje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments