
Pëllumb Bajqinovci, në një seancë të jashtëzakonshme sot u shkarkua nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Shkarkimi i tij erdhi pas prishjes së koalicionit në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Pas shkarkimit, Bajqinovci ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook.
“Ne duhet të pranojmë fundin e diçkaje në mënyrë që të fillojmë të ndërtojmë diçka të re”, ka shkruar ai.