Monday, October 21, 2024
HomeLajmeKosovaPasi u regjistruan si koalicion për zgjedhjet e Kukësit, Ilir Meta takohet...

Pasi u regjistruan si koalicion për zgjedhjet e Kukësit, Ilir Meta takohet me Berishën në selinë e PD

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë takuar sot, një ditë pas KQZ vendosi të regjistrojë në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës koalicionin “Bashkë Fitojmë”, mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokristiane, duke refuzuar kërkesën e Rithemelimit për të përfshirë PD-në.

Takimi po zhvillohet në selinë e PD. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje regjistroi Koalicionin “Bashkë Fitojmë” në garën elektorale për Bashkinë e Kukësit, që do të mbahet më 24 shtator.

Tre ditë më parë Komisioneri Ilirjan Celibashi regjistroi Partinë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën për zgjedhjet e pjesshme, duke rrëzuar për të disatën herë të njëjtën kërkesë që ishte bërë nga Sali Berisha. Vendimi i Celibashit u konfirmua këtë enjtë nga Komisioni i Ankimit dhe Sanksioneve në KQZ, duke lënë edhe një herë në fuqi regjistrimin e Bashës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments