Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaPasi Radojiçiq u përmend si i përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit, reagon...

Pasi Radojiçiq u përmend si i përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit, reagon ministri i Vuçiqit

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin ka reaguar pasi KRIK (Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsioni) raportoi për Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radojiciq si të përfshirë në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq në Mitrovicën e Veriut në janar të vitit 2018.

Vulin ka thënë se publikimi i dëshmisë nga KRIK të Boban Bogdanoviqit i cili rrëfen detaje të vrasjes së Oliver Ivanoviqit kanë për qëllim të ndikojnë në zgjedhjet e 3 prillit, shkruan Tanjug.

“Serbia është shtet serioz, s’mund të gënjehet. Publikimi i deklaratës së Bogadnoviq është përpjekje për të kriminalizuar Serbinë dhe për të ndikuar në zgjedhjet e 3 prillit. Një luftë mediale është duke u bërë ndaj vendit tonë me gënjeshtra veçanërisht ndaj presidentit Vuçiq dhe njerëzve të afërt me të”, ka thënë Vulin në një konferencë për media.

Mediat serbe raportuan dje se Oliver Ivanoviqi është vrarë me urdhër të Zvonko Veselinoviqit i mbështetur nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, të dy këta në listën e të sanksionuarve nga Departamenti amerikan i Thesarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments