Pas vizitës në Kosovë, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kështu ka njoftuar Tanjug, teksa raportojnë edhe për kohën e takimeve.
Sipas tyre, takimi me Lajçak do të mbahet në ora 17:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë dhe Matthew Palmer do të bashkohet me takimin në 17:30