Wednesday, December 4, 2024
HomeLajmePas sulmit në kanalin e ujit, Osmani zhvilloi biseda telefonike me liderë...

Pas sulmit në kanalin e ujit, Osmani zhvilloi biseda telefonike me liderë e partnerë ndëkombëtarë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas sulmit të fundit terrorist që ndodhi të premten e kaluar në kanalin e Ibër Lepencit, zhvilloi biseda telefonike me liderë e partnerë ndërkombëtarë.

E para e shtetit të Kosovës, përveç përfaqësuesve të shumë vendeve të tjera mike, përfshirë presidentë shtetesh, bisedoi së fundi edhe me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy dhe zëvendëssekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien.

“Presidentja i ka falënderuar për reagimin dhe dënimin e sulmit ndaj infrastrukturës vitale në Ibër-Lepenc.

Diskutimet u fokusuan në sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës dhe implikimet e tij për stabilitetin e Kosovës dhe më gjerë”, tha Bekim Kupina

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments