Tuesday, January 21, 2025
HomeBotaPas rritjes së rasteve me Covid, Holanda përgatitet për bllokim të pjesshëm

Pas rritjes së rasteve me Covid, Holanda përgatitet për bllokim të pjesshëm

Pas bllokimit të pjesshëm gjatë verës në Europën Perëndimore, ekspertë kanë sugjeruar se vendi i radhës që do të vendosë një bllokim të pjesshëm është Holanda pas rritjes së vazhdueshme të rasteve.

Komiteti i ekspertëve për menaxhimin e pandemisë i rekomandoi qeverisë holandeze të vendosë një bllokim të pjesshëm, duke ushtruar presion ndaj qeverisë për të marrë masa drastike për të përballuar përhapjen e pandemisë. Kryeministri në detyrë i Holandës Mark Rutte pritet të marrë një vendim për masat e reja të premten.

Masat në shqyrtim përfshijnë anulimin e evenimenteve, mbylljen e kinemave dhe teatrove dhe kufizimin e orarit të hapjes së kafeneve dhe restoranteve, raportoi NOS. Shkollat do të qëndrojnë të hapura. Vendosja e masave të reja është diçka që shumë vende të zhvilluara nuk e kanë marrë parasysh pas nisjes së fushatës së imunizimit kundër Covid-19, pavarësisht se në shumë zona ka një rritje të rasteve.

Vende të tilla si Britania mbështeten në dozat përforcuese të vaksinës për të rritur imunitetin e tufës dhe për të parandaluar kolapsin e sistemeve të tyre shëndetësore gjatë dimrit. Deri më tani, Holanda ka ofruar doza përforcuese vetëm për personat me imunitet të dobët. Pavarësisht se shkalla e vaksinimit kundër Covid-19 tek të rriturit është afër 85%, spitalet në disa zona të Holandës janë detyruar të kufizojnë shërbimet e tjera për t’u kujdesur për pacientët me Covid-19.

Javën e kaluar, autoritetet në Holandë rivendosën përdorimin e detyrueshëm të maskave. Instituti Holandez për Shëndetin (RIVM) njoftoi të martën se numri i rasteve javore ishte rritur me 45% në 76,790, më shumë se 400 raste për 100,000 banorë. /abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments