Sunday, November 24, 2024
HomeBotaPas rrëzimit të dronit sovjetik në Kroaci, Plenkoviq i kërkon Macronit avionë...

Pas rrëzimit të dronit sovjetik në Kroaci, Plenkoviq i kërkon Macronit avionë Hawkeye E2C

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka bërë të ditur se pas rrëzimit të një droni në Zagreb, ka kërkuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron që të dërgohet një avion për mbikëqyrje të qiellit kroat.

Një dron ushtarak që duket se fluturoi nga zonat e luftës në Ukrainë deri në Zagreb të Kroacisë, ku dhe u rrëzua, po bartte një pajisje shpërthyese, thanë të dielën zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë.

Droni, i prodhimit sovjetik, fluturoi përmes Rumanisë dhe Hungarisë, para se të hynte në Kroaci. Ky dron u rrëzua të enjten mbrëma pranë një konvikti studentor në kryeqytetin kroat. Rreth 40 vetura që ishin të parkuara u dëmtuan nga shpërthimi i fuqishëm, por asnjë person nuk u plagos në këtë incident.

Kjo ka bërë që Kroacia të marrë masa më të shtrënguara për kujdes të hapësirës së saj ajrore.

“Pasi droni u rrëzua në Zagreb, me kërkesën time presidenti Emmanuel Macron miratoi dërgimin e avionit detar Hawkeye E2C për paralajmërimin e hershëm dhe kontrollin e hapësirës ajrore dhe fluturimin mbi qiellin kroat. Ne vazhdojmë të punojmë me aleatët e NATO-s”, tregoi kryeministri kroat në një postim.

ndryshe, Zyrtarët kroatë e kanë kritikuar NATO-n, për atë që ata e kanë cilësuar si reagim të ngadalshëm ndaj një incidenti shumë serioz, dhe kanë vënë në pikëpyetje gatishmërinë e aleancës ushtarake që të përgjigjen në rast të një sulmi.

NATO ka thënë se sistemi i integruar i mbrojtjes ajrore dhe raketore ka gjurmuar rrugën që ka përshkruar ky dron. Por, zyrtarët kroatë thonë se nuk janë informuar nga NATO për këtë çështje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments