Klubi i Drenicës është duke u përballur me probleme financiare.
Së fundmi Drenica është duke kaluar nëpër një krizë financiare, shkruan lajmi.net.
Për shkak të gjendjes së vështirë me financa, kryesia e klubit ka vendosur të dorëhiqet.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Drenicës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Klubi poashtu bëri të ditur se janë të hapur për të gjithë të interesuarit për të mbeshtetur klubin me investime.