Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPas Osmani, Raportin e Progresit nga BE-ja e kritikon edhe Besnik Bislimi

Pas Osmani, Raportin e Progresit nga BE-ja e kritikon edhe Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka folur rreth Raportit të Progresit nga Bashkimi Evropian, për të cilin ka thënë se përmban pasaktësi.

Ai ka deklaruar se në disa raste ka pasur ‘’absorbim të informacioneve, duke shtuar se në këtë raport, rekomandohet aprovimi i Kodit të Procedurës Penale, ndonëse i njëjti është kryer në shtator”.

”Kam një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha komisionet. Kemi një situatë në gjashtë muajt e fundit, e cila nuk mund të përshkruhet me këtë fjali që e hasim në raportin e progresit”, ka thënë ndër të tjerash Bislimi.

Ai ka thënë se me këtë qeveri, çështja e progresit evropian ka marrë përparësi primare.

”Kjo vlen edhe për shifrat e zhvillimit ekonomik edhe për të hyrat buxhetore. Por edhe për statistikat që kanë të bëjnë me procesin e vaksinimit. Në Raportin e progresit përmendet marrëveshja e 30 shtatorit për targat, që nënkupton se me pak bashkëpunim kemi mundur t’i përfshijmë të gjitha të dhënat deri më 30 shtator”, tha ai.

Këto komente Bisnilimi i bëri në tryezën me temën “Raporti i BE-së për Kosovën 2021”, organizuar nga Instituti EPIK në bashkëpunim me Komisionin për Integrim Evropian dhe me mbështetje të GIZ-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments