Dje gjatë mesditës në Prishtinë, dy familjarë janë përleshur ndërmjet vete dhe më pas janë shoqëruar për në polici.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet përleshja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.“Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur ndërmejt vete dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia, shkruan IndeksOnline.