Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska kanë nënshkruar sot në Sofje protokollin dypalësh pas mbledhjes së komisionit të përbashkët ndërqeveritar.
Pjesë e delegacionit maqedonas ishin edhe ministra të tjerë, shkruajnë mediat vendase. Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar erdhi pas miratimit të një ditë më parë të propozimit francez.
Me 68 vota pro, Kuvendi i MV miratoi propozimin francez, i cili parashikon lëshime si nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.