Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPas hulumtimit të Indeksonline për tenderin 8.4 milionësh, reagon Ministria e Mbrojtjes,...

Pas hulumtimit të Indeksonline për tenderin 8.4 milionësh, reagon Ministria e Mbrojtjes, kërkon që kjo çështje të marr sa më parë epilog ligjor

Vitin e kaluar  IndeksOnline kishte bërë një hulumtim të detajuar rreth tenderit 8.4 milionë euro për ushqim në FSK. Gjatë këtij hulumtimi janë evidentuar shkelje flagrante që kishte bërë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) dhe ajo që është më kryesorja ky tender i ishte dhënë kompanisë “Beni Dona” me çmim prej 1.2 milionë euro më shtrenjtë se kompania që e kishte fituar për tri herë me radhë nga ana e Autoritetit Kontraktues (Ministria e Mbrojtjes).

Kompania “Beni Dona” këtë tender e kishte fituar kundërligjshëm, ku përveç çmimit më të shtrenjtë në dosjen e tenderit kishte futur çertifikata të falsifikuara për ISO-standarde të kompanisë gjermane “Royal Cert”.

Menjëherë pas publikimit të këtij hulumtimi, institucionet shtetërore kishin filluar hetimet për keqpërdorimet shumë milionëshe që ishin bërë në këtë tender. Mirëpo, prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë kishte mbyllur hetimet duke mos ngritur asnjë aktakuzë edhe pse faktet ishin evidente.

Sipas burimeve të IndeksOnline, Prokuroria Themelore në Prishtinë ishte detyruar ta riiniconte rastin pas reagimeve të ndërkombëtarëve, mirëpo ato përsëri janë zvarritur edhe pse faktet dhe provat janë evidente.

Përkitazi më këtë lajm, ka reaguar ministria e Mbrojtjes.

Në reagimin e ministrisë dërguar medieve thuhet se meqenëse rasti është duke u hetuar nga organet e drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes ka ofruar bashkëpunim për këto organe, por gjithnjë duke u kujdesur që me veprimet e saj të mos ndërhyj në procesin e hetimit në këtë rast.

Tutje, në reagim thuhet se Ministria e Mbrojtjes është palë e dëmtuar në këtë rast dhe se në fazën e prokurimit të këtij tenderi, Ministria e Mbrojtjes kishte rekomanduar mosdhënien e këtij tenderi, kompanisë “Beni Dona”, por Organi Shqyrtues i Prokurimit, si organ vendimmarrës dhe përfundimtar në çështjet e prokurimit, kishte vendosur në favor të Operatorit Ekonomik “Beni Dona”, respektivisht nënshkrimin e kësaj kontrate.

“Ministria e Mbrojtjes do të jetë në koordinim dhe do të ofroj ndihmë të vazhdueshme për të gjitha institucionet e drejtësisë, të cila janë duke u marr me rastin, si dhe kërkon nga organet kompetente që kjo çështje të marr sa më parë epilog ligjor”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Me poshtë e gjeni reagimin e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes:

Në lidhje me publikimin e shkrimeve në disa media rreth tenderit për furnizim me ushqim në FSK

Në lidhje me publikimin në disa media rreth tenderit për furnizim me ushqim në FSK, ku pretendohet se pavarësisht dyshimit për falsifikim të dokumentacionit nga Operatori Ekonomik “Beni Dona”, se Ministria e Mbrojtjes nuk ka ndërmarr veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje, ju njoftojmë si në vijim:

Meqenëse rasti është duke u hetuar nga organet e drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes ka ofruar bashkëpunim për këto organe, por gjithnjë duke u kujdesur që me veprimet e saj të mos ndërhyj në procesin e hetimit në këtë rast.

Për më shumë, Ministria e Mbrojtjes është palë e dëmtuar në këtë rast dhe se në fazën e prokurimit të këtij tenderi, Ministria e Mbrojtjes kishte rekomanduar mosdhënien e këtij tenderi, kompanisë “Beni Dona”, por Organi Shqyrtues i Prokurimit, si organ vendimmarrës dhe përfundimtar në çështjet e prokurimit, kishte vendosur në favor të Operatorit Ekonomik “Beni Dona”, respektivisht nënshkrimin e kësaj kontrate.

Ministria e Mbrojtjes do të jetë në koordinim dhe do të ofroj ndihmë të vazhdueshme për të gjitha institucionet e drejtësisë, të cila janë duke u marr me rastin, si dhe kërkon nga organet kompetente që kjo çështje të marr sa më parë epilog ligjor.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes është duke i konsideruar edhe hapat tjerë ligjor dhe administrativ lidhur me këtë kontratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments