Pierre-Emerick është duke kaluar kohë të vështira me skuadrën e Arsenal.
Sulmuesit nga Gaboni i’u heq shiriti i kapitenit për shkak të disa arsyeve disiplinore dhe përveç kësaj nuk u ftua as për ndeshjen e mesjavës ndaj West Hamit në të cilën “Topçinjtë” triumfuan me rezultat 2-0 ndaj londinezëve.
Në konferencën e sotme për shtyp para duelit të së shtunës ndaj Leeds, Arteta ka konfirmuar se Aubameyang do të mungojë edhe në këtë ballafaqim.
Lajmet jo të mira për Aubameyang nuk kanë fund pasi ‘Telegraph’ raporton se ai nuk është duke u stërvitur më me skuadrën dhe nuk pritet ta bëjë këtë para se të largohet për në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Sipas ‘Telegraph’, derisa të niset për në Kamerun, ai do të punojë i vetëm në terrenin stërvitor të klubit dhe nuk do t’i bashkohet grupit deri sa ta përfundojë kampanjën në Kupën e Kombeve të Afrikës me Gabonin.
Aubameyang kuptohet se nuk ka refuzuar të stërvitet megjithatë klubi po krijon një trajtim ndryshe për të – që ai të punojë i vetëm për të ruajtur gjendjen fizike për ‘AFCON’.
“Gunners” janë të hapur për të lënë Aubameyang të largohet në janar dhe do të diskutojnë çdo ofertë në dritaren e muajit të ardhshëm, por një largim veror duket më i mundshëm.