Dy dorëheqje të njëpasnjëshme janë bërë në kuadër të Telekomit të Kosovës.
Në njoftimin e fundit nga Telekomi i Kosovës u theksua se u.d së Drejtorit të Telekomit të Kosovës Zeqir Kiqina ka dhënë dorëheqje për shkak të disa arsyeve shëndetësore.
Përpos tij dorëheqje dha edhe u.d i zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit, Agim Matoshi.
Me të pranuar dorëheqjen e tyre, Bordi i Telekomit të Kosovës me vendim unanim ka emëruar si u.d të Kryeshefit Ekzekutiv, Burbuqe Hanën si dhe në pozitën e u.d të Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit, Feim Kelmendin.