Pas dorëheqjes së Vjosa Osmanit, Donika Gërvalla e drejton iniciativën “Guxo”
Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Faton Peci, ka folur për të ardhmen e Listës Guxo në skenën politike.
Kryetarja e kësaj liste Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente ndërsa katër deputetë e përfaqësojnë këtë iniciativë qytetare brenda grupit parlamentar të VV-së në Kuvend.

Lexo Edhe:
Pas 22 vjetëve, familjes Duraku nga Krusha e Madhe i kthehet uniforma e djalit dëshmor
“E pamoralshme që të kthehemi në LDK. E padrejtë dhe diskutimet e tilla janë të pavërteta. Nuk ka marrëveshje për rikthim. Do të cojmë deri në fund koalicionin me VV-në. E kemi marrë votën për këtë dhe kështu do të veprojmë”, ka thënë ai.
Tutje ai ka treguar se kush do të udhëheqë tutje këtë iniciativë.
“Kemi kapacitete dhe njerëz me aftësi të mëdha. Do të mbajmë kuvendin e brendshëm për të përcaktuar të ardhmen por besoj që zonja Donika Gërvalla të jetë ajo që të na udhëheqë përpara. Figurë qendrore do ta kemi, deri ne mbajtjen e nje kuvendi zgjedhor, ku do te dalin strukturat e reja”, tha ai. /Express/