Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmePas deklaratave të forta për Asociacionin, Konjufcës i shkojnë në zyrë ambasadorët...

Pas deklaratave të forta për Asociacionin, Konjufcës i shkojnë në zyrë ambasadorët e QUINT-it

Ambasadorë e Shteteve të QUINT-it sot i kanë shkuar në zyrë kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës. Për këtë takim ka njoftuar Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate zyrtare pa dhënë shumë detaje.

Sipas njoftimit, në takim është diskutua për agjendën legjislative dhe për vitin 2023.

Në takim kanë qenë shefi i zyrës së BE-së, ambasadori amerikan, britanik, ai i Francës, Rohde i Gjermanisë dhe ambasadori i Italisë.

Gjithashtu ka qenë i pranishëm edhe shefi i Zyrës së OSBE-së në Prishtinë.

“Në takim kryetari Konjufca dhe ambasadorët diskutuan për agjendën legjislative të Kuvendit për vitin që po lëmë pas”, thuhet në njoftim.

Kjo vizitë e QUINT-it tek Konjufca vjen menjëherë pas kthimit të kreut të Kuvendi të Kosovës nga SHBA-ja dhe pas intervistës që dha Konjufca nga atje, e ku dha deklarime të forta për Asociacionin.

Konjufca madje kishte thënë se ka qenë gabim që BE-ja ka propozuar DRAFT për Asociacionin, duke thënë se ka qenë rendi që Kosova ta propozojë Draftin.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments