Friday, November 29, 2024
HomeLajmeKosovaPas Besnik Bislimit edhe Donika Gërvalla ftohet të raportojë në Komision

Pas Besnik Bislimit edhe Donika Gërvalla ftohet të raportojë në Komision

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka ftuar ministren Donika Gërvalla për të raportuar në këtë komision më 11 maj, pasi sot raportoi lidhur me ecurinë për dialogun zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Kryetari i këtij komisioni Haki Abazi ka njoftuar se anëtarët e komisionit u dakorduar që kryediplomatja të ftohet në raportim pas.

“Në fund të mbledhjes, anëtarët e komisionit u dakorduan që në takimin e radhës të planifikuar më datë 11 Maj 2021, të ftohet Ministrja e Punëve të Jashtme, Znj. Donika Gërvalla Schëarz, për të raportuar lidhur me Planin Legjislativ të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të mbajtur raportoi Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, i cili e informoi komisionin lidhur me vizitën e tij në Bruksel dhe takimet e zhvilluara atje dhe dinamiken qe pritet ne muajt ne vazhdim. Takimi është karakterizuar me pyetje, diskutime dhe komente të frytshme për të vendosur bazat e bashkepunimit dhe komunikimit Komision Parlamentar- Ekzekutiv, me qëllim të rritjes së llogaridhënies, transparencës dhe shkëmbimit të informacioneve për proceset e rëndësishme që janë duke u zhvilluar në vendin tonë.Gjithashtu KPJD sot miratoi fushë-veprimtarinë e komisionit. Anëtarët e komisionit u dakorduan që të kërkohet nga grupet parlamentare që të dërgohen propozimet sa i përket përbërjes së anëtarëve të grupeve të Miqësisë për Legjislaturën e VIII, ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës me parlamentet e shteteve tjera. Mbledhja vijoi me propozimin që të formohet një grup punues brenda komisionit lidhur me mundësinë e plotësim-ndryshimit të rregullores për formimin e grupeve të miqësisë, e cila rregullore daton që nga viti 2009.Në fund të mbledhjes, anëtarët e komisionit u dakorduan që në takimin e radhës të planifikuar më datë 11 Maj 2021, të ftohet Ministrja e Punëve të Jashtme, Znj. Donika Gërvalla Schwarz, për të raportuar lidhur me Planin Legjislativ të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments