Saturday, September 21, 2024
HomeSport‘Paris 2024’: Çerekfinale tejet interesante në basketboll

‘Paris 2024’: Çerekfinale tejet interesante në basketboll

Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ tashmë kanë hyrë në javën përfundimtare.

Basketbolli që është një nga sportet më joshëse të kësaj Olimpiade, ka hyrë në zonën e finaleve.

Tashmë janë përcaktuar çiftet çerekfinaliste të basketbollit për meshkuj.

SHBA që është favorite për medalje të artë, do të ndeshet me Brazilin në një duel që dërgon në gjysmëfinalen e ‘Paris 2024’.

Ndërkaq, tri çerekfinalet tjera janë: Gjermani-Greqi, Francë-Kanada dhe Serbi-Australi.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen më 6 gusht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments