Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaParashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve vijuese.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve vijuese. Ndonëse deri më tani, jo vetëm që nuk patëm reshje të mjaftueshme, por kishim edhe humbje të atyre reshjeve të mëhershme, për shkak të shkallës së lartë të avullimeve që ishin në muajt e verës. Vranësirat do të vazhdojnë të mbesin kështu të dendura, duke mundësuar të kemi reshje shiu edhe për ditët vijuese. Të martën do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe parashihen edhe intervale të shkurta me diell, por sërish nga dita e enjte parashihen reshje, por jo të këtij intensiteti.

Në vise malore me lartësi mbi 850 m mbi nivel të detit, temperaturat janë më të ulëta dhe ekzistojnë kushtet që pos shiut të bien edhe fjolla të lehta bore. Për shkak të prezencës së masave ajrore nga drejtimi i veriut dhe verilindjes temperaturat mbeten të ulëta, nën vlerat e mesatareve për muajin që jemi. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja mesatare dhe lokalist e fortë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments