Mot kryesisht me diell ditën e martë, e të mërkurën kryesisht me vranësira, pa përjashtuar mundësitë për riga lokale shiu.
Sipas Prishtina Weather dita e martë do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 9C deri 26C, e në vise malore nga 6C deri 18C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s. Indeksi UV në vlera të larta. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.
Edhe dita e mërkurë pritet të jetë kryesisht me vranësira, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje, vende-vende me mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 8C deri 25C, e në vise malore 5C deri 18C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga lindja e verilindja 5-18m/s. Indeksi UV në vlera mesatare. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.