Monday, November 25, 2024
HomeBotaParaqitja e dobët e Biden në debat, demokratët po mendojnë seriozisht një...

Paraqitja e dobët e Biden në debat, demokratët po mendojnë seriozisht një kandidat të ri për zgjedhje, ja emrat

Mbrëmë është zhvilluar debati i parë në garën për president të SHBA-ve në mes të Joe Biden dhe Donald Trump. Demokratët janë revoltuar tej mase nga paraqitja e dobët e Biden. Nga mbrëmë gjasat janë rritur tej mase që demokratët të mendojnë për një kandidat të ri në vend të Biden.

Teknikisht, Biden nuk është ende kandidati ‘zyrtar’ i Partisë Demokratike, pavarësisht se ai fitoi parapraket e partisë. Proceduralisht, kandidatura jepet zyrtarisht vetëm në kuvendet e partisë.

Megjithatë, koha dhe opsionet e disponueshme janë jashtëzakonisht të kufizuara, ndërsa sfidat dhe shanset për të rrëshqitur në gjykimin taktik janë vërtet të shumta.

Sfida e parë dhe ndoshta më e dukshme është – si të hiqet një kandidat që e gjithë partia pretendonte për muaj të tërë se ishte thjesht sensacional, pa e diskredituar të gjithë partinë në terma afatgjatë? Me fjalë të tjera, si t’u ofrohet votuesve një alternativë pa u gjykuar nga opinioni.

Emrat e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom , si dhe koleges së tij nga Michigan, Gretchen Whitmer , janë përmendur prej muajsh në qarqet e Uashingtonit.

Ky i fundit u përmend dikur si një kandidat i mundshëm për nënpresidentin e Biden, në rast se stafi do të vendoste të “freskonte” formacionin elektoral duke zëvendësuar Kamala Harris.

Nëse demokratët vendosin për këtë skenar, do të duhet të veprojnë shpejt, sepse i gjithë procesi i lobimit në prapaskenë do të duhet të bëhet përpara konventës së partisë, e cila duhet të mbahet nga 19 deri më 22 gusht.

Një nga opsionet që mund të shqyrtohet në ditët në vijim është amendamenti i 25-të; ai që nënkupton se Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk është më në gjendje të vazhdojë të ushtrojë detyrat e tij ekzekutive.

Nga pikëpamja taktike, ‘topi i përgjegjësisë’ do të kalonte nga lidershipi i partisë dhe vlerësimi i tyre në faktorë të jashtëm, mbi të cilët askush nuk mund të kishte ndikim. Biden ka grumbulluar një sasi pothuajse absurde gafash në javët e fundit që mund të shërbejnë si një lloj baze për të justifikuar këtë lëvizje./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments