Monday, November 25, 2024
HomeBotaParandalohet sulmi me dron ndaj forcave amerikane në Bagdad

Parandalohet sulmi me dron ndaj forcave amerikane në Bagdad

Dy dronë të ngarkuar me mjete shpërthyese janë rrëzuar të martën nga sistemi irakian i mbrojtjes ajrore përderisa pajisjet fluturuese po i afroheshin bazës ajrore “Ain al-Asad”, ku janë të vendosura forcat amerikane, në perëndim të Bagdadit, th një zyrtar i koalicionit ndërkombëtar ushtarak, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara.

Një sulm i ngjashëm u parandalua edhe të shtunën, kur sistemi irakian i mbrojtjes ajrore rrëzoi dy dronë përderisa ata po i afroheshin bazës ku ndodhen forcat amerikane, afër aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit.

Sulmet e planifikuara erdhën në kohën kur Irani e aleatët e tij në Irak e shënuan dyvjetorin e vrasjes së komandantit të lartë iranian, Qassem Soleimani, nga sulmi me dron i Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara janë duke udhëhequr një koalicion ndërkombëtar ushtarak që po lufton kundër militantëve të ISIS-it në Iran dhe Siri, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Soleimani ishte vrarë më 3 janar 2020 përmes një sulmi me dron afër aeroportit të Bagdadit, me urdhrin e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha të hënën se Trumpi duhet të përballet me gjykim për vrasjen e komandantit të lartë, në të kundërtën Teherani do të hakmerret.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments