Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaParandalohet një rast i kontrabandës me produkte ushqimore dhe higjienike

Parandalohet një rast i kontrabandës me produkte ushqimore dhe higjienike

Policia e Kosovës, ka parandaluar aktivitet kriminal të pesë personave, të dyshuar për kalim ilegal të pikës kufitare dhe kontrabandimit me produkte ushqimore dhe higjienike.

Përmes një komunikate, bëhet e ditur se mjetet dhe mallrat e përfshira, janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë, përcjell teve1.info.

“Me datën 11.10.2023, rreth orës 22:45 në lokacionin e lartcekur, nga njësitë kompetente policore janë ndaluar pesë automjete të dyshuara, ku nga to 4 (katër) me targa të Serbisë dhe 1 (një) me targa të RKS- së, që të gjitha me drejtues 5 (pesë) të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit të mjeteve janë hasur sasi e konsiderueshme e mallrave (produkte ushqimore dhe higjienike) të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit iniciohen rastet ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandim me mallra’, ku të njëjtat procedohen në procedurë të rregullt, ndërsa mjetet e përfshira në rast dhe mallrat e ngarkuara sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor – Mitrovicë për procedura të mëtejme, në koordinim me Doganën e Kosovës për trajtim sipas kompetencave”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës, e ka kryer këtë operacion në vazhdën e zhvillimit të aktiviteteve me intensitet të shtuar, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave kryes të veprave penale.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e zhvillimit të aktiviteteve me intensitet të shtuar, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave kryes të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, si rezultat edhe i ndërveprimeve të përbashkëta të njësive policore me ato të njësive policore kufitare, kanë ndaluar disa automjete të ngarkuara me mall të dyshuar për kontrabandim në fshatin Kozarevë-KK Zveçan”, thuhet më tej./teve1.info/.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments