Në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit oficerët doganorë kanë ndaluar sot një automjet që drejtohej nga një shtetas i huaj.
Oficerët doganorë kanë ushtruar kontroll në vijën e dytë, dhe gjatë kontrollit në pjesë të ndryshme në brendi te veturës, të mbuluara me veshje janë zbuluar pajisje medicinale gastrike së bashku me disa medikamente përcjellëse.
Me këtë rast janë konfiskuar Endo Grasper – GRASPER, 14 endoskop – MEDBAR, pesë SERECAL REF 5007 3ml (pluhur), 5 SERACONTROL REF 501 5ml, 3 SEVORANE lëng inhalimi 250ml – tri copë linstrumente G-FLEX, dy
PROTROMBINE TIME, ASSAY KIT (MEDSIL) Intragastric Ballon dhe 20 copë Regular Platform Implant Prosthetic Mode Implant.
Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe pala është futur në procedurë kundërvajtëse, thuhet në njoftim.