Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeParalajmërohet korrigjim i Ligjit të Pagave, disa kategori pritet të përfitojnë nga...

Paralajmërohet korrigjim i Ligjit të Pagave, disa kategori pritet të përfitojnë nga përmirësimet

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi për media ka thënë se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, kanë filluar punën në korrigjimin e mospërputhjeve eventuale ndërmjet klasifikimeve që kanë qenë duke u zbatuar në sistemin e vjetër dhe në sistemin e ri të Ligjit për Pagat.

Nga MPB-ja kanë thënë se do të korrigjohen të gjitha vlerat e minusura nga mospërputhjet, dhe do të kompensohen në mënyrë retroaktive.

Madje, MPB në njoftimin për media ka treguar se edhe cilat do të jenë kategoritë ku do të ketë ndërhyrje.

Ky është njoftimi i plotë:

Njoftim lidhur me procesin e korrigjimit/ përshtatjes së mospërputhjeve eventuale ndërmjet sistemit të vjetër të pagave dhe sistemit të ri të pagave, pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.08/L – 196 për Pagat në Sektorin Publik.

Në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr. 04/128 të datës 16.02.2023, Ministria e Punëve të Brendshme/Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve/Thesari i Shtetit, ka filluar punën në korrigjimin e mospërputhjeve eventuale ndërmjet klasifikimeve që kanë qenë duke u zbatuar në sistemin e vjetër dhe në këtë që ka filluar së zbatuari në muajin shkurt e që rrjedhë nga pasojat juridike të hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.08/L – 196 për Pagat në Sektorin Publik.

Ministria e Punëve të Brendshme/Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (MPB/DMZP), njofton të gjitha palët se me kohë ka dërguar njoftim me shpjegimet përkatëse në të gjitha njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, ku është bërë e njohur procedura, adresa ku dorëzohen kërkesat, dokumentet e nevojshme që mbështesin kërkesat/pretendimet e palëve etj. Në këtë adresim, është prezantuar adresa elektronike zyrtare ku dorëzohen kërkesat (info.dmzp@rks-gov.net), në të cilën, njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, janë udhëzuar që të bëjnë përmbledhjen e kërkesave individuale për të cilat kërkohet rishikim dhe eventualisht korrigjim i mospërputhjeve dhe më pas, dorëzim të kërkesave të përmbledhura në DMZP, nga njësitë e burimeve njerëzore. Për lehtësi dhe efikasitet, kërkohet që maksimalisht kërkesat në DMZP, të dorëzohen të përmbledhura përmes njësive përgjegjëse për menaxhimin e burimeve njerëzore.

Për aq sa kanë ndodhur mospërputhje, DMZP njofton opinionin se të gjitha pasaktësitë që nuk janë shkaktuar nga mungesa e klasifikimit të vendeve të punës, në përputhje me Ligjin Nr.08/L – 196 për Pagat në Sektorin Publik dhe Vendimin e Qeverisë Nr. 04/128 të datës 16.02.2023, do të korrigjohen dhe të gjitha vlerat e minusuara nga mospërputhjet, do të kompensohen në mënyrë retroaktive. Nga ana tjetër, të gjitha pretendimet për gabime që rrjedhin si pasojë e mungesës së akteve të brendshme mbi klasfikimin e vendeve të punës nëpër institucionet që ndikohen nga Ligji Nr.08/L – 196 për Pagat në Sektorin Publik, do të adresohen në procesin e përmbylljes së klasifikimit të vendeve të punës në institucionet publike në momentin e miratimit dhe hyrjes në fuqi të tyre.

MPB do të mbajë të informuar opinionin deri në përmbylljen e procesit për aq sa është shpjeguar më lartë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments