Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshime në disa zona, pas reshjeve që kanë filluar mëngjesin e sotëm në tërë vendin.
Në njoftim thuhet se këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore.
“Gjatë orëve të paraditës (e mekure 08/11/2023), kanë filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intensitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perëndimore, qendrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malor, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Tutje, theksohet se nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore, sidomos nga lumenjtë që aktualisht kanë nivele nën kutotat e tyre mesatarë për këtë periudhë të vitit.IHMK-ja ka parashikuar se gjatë orëve të pasdites së sotme gradualisht reshjet do të bien në intensitet dhe shtrirje dhe situata e përgjithshme hidrometeorologjike do të fillojë gradualisht të stabilizohet