Petrit Selimi, ish-zv.ministër i Punëve të Jashtme, ka shkruar një status në “X”, ku ka komentuar marëveshjen e Serbisë me Bashkimin Evropian për litiumin.
Në këtë shkrim, Selimi ka paralajmëruar edhe një marrëveshje tjetër.
“Pas vizitës dypalëshe të kancelarit gjerman Scholz në Beograd për të dëshmuar nënshkrimin e një marrëveshjeje BE-Serbi për nxjerrjen e litiumit, presidenti francez pritet në gusht në Beograd, Vuçiç duke deklaruar se do të “të nënshkruajë marrëveshje ushtarako-teknike”. Duket se avionët luftarakë Mirage mund të jenë në tryezë” – ka shkruar ai.