Tri Komisione parlamentare do të mbajnë sot takim.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti.
Po në ora nëntë do të mblidhet edhe Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i cili shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Ndërkaq, me fillim nga ora 09:30, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.
Seanca plenare e Kuvendit do të fillojë në ora 11:00, teksa edhe një seancë e jashtëzakonshme është ftuar për në ora 14:00