Një alarm për vendosjen e një bombe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është dhënë mbrëmë.
Pas kontrolleve të Policisë, doli se alarmi ishte i rrejshëm.
Se alarmi ishte i rrejshëm është konfirmuar nga Shpend Maliqi, komandant stacioni.
Pas këtij informacioni, ishin kontrolluar çantat e të gjithë pasagjerëve që ishin në aeroplan.
Ndryshe, alarme të rrejshme për bomba janë dhënë edhe për Rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe Gjimnazin “Xhevdet Doda”.