Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaPandemia u shpërfill në shkurt 2021

Pandemia u shpërfill në shkurt 2021

Tre persona vdiqën e 341 të tjerë u infektuan me COVID-19 në ditën kur nisi fushata zgjedhore, më 3 shkurt 2021.

 

Pa përjashtim, por në forma të ndryshme, partitë kosovare i mblodhën përkrahësit për t’ua kërkuar mbështetjen në zgjedhjet nacionale.

Për gjithë këtë masë njerëzish, prijësit më pas nuk është se e morën përsipër përgjegjësinë për tubimet.

Vjosa Osmani, në ecjet kolektive me Albin Kurtin, në Vushtrri i pati falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje “edhe pse nuk po bëjmë thirrje publike për tubime”.

Ani pse kishte masa në fuqi për parandalim të infeksionit dhe profesionistët bënë thirrje për kujdes, ato nuk është se u respektuam në tubimet elektorale. Për këtë, disa subjekte herë-herë edhe u gjobitën.

Pavarësisht kësaj sjelljeje të politikanëve, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik e lejoi mbajtjen e zgjedhjeve më 14 shkurt, kur u shënuan 246 raste me koronavirus.

Ditë më vonë, partia fituese që kishte marrë pushtetin e pranoi vetë se fushata ndikoi në rritjen e rasteve. Arben Vitia që u emërua ministër i Shëndetësisë, tha se çdo tubim masiv është supershpërndarës.

Por Lëvizja Vetëvendosje vetë kishte bërë thirrje për proces të ri zgjedhor, menjëherë pasi u rrëzua me mocion në Kuvend. Madje organizoi tubime në shesh me parullën “Duam zgjedhje”, kur në qershor të vitit të kaluar, si qeveri në detyrë, i relaksoi masat.

Megjithatë, për të gjitha proceset, institucionet morën mendim të IKSHP-së. Veç 14 shkurtit, kjo e fundit lejoi edhe zgjedhjet në Podujevë në nëntor të 2020-ës, pasi u shtyn një herë për shkak fillimit të pandemisë në vend.

Kurse tash, kur parashihet mbajtja e zgjedhjeve lokale më 17 shtator, IKSHP ka rekomanduar shtyrjen e tyre, për shkak të shpërndarjes së variantit Delta, në kohën kur shifrat e infektimeve dhe vdekjeve kanë shënuar rekorde.

Megjithkëtë, këshillat e ekspertëve nuk janë vendimtare në këtë pikë, por shërbejnë si bazë në debatin mes subjekteve politike me presidentin e shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments