Saturday, November 23, 2024
HomeBotaPandemia dhe mbrojtja e të dhënave personale në Mal të Zi

Pandemia dhe mbrojtja e të dhënave personale në Mal të Zi

Shteti i Malit të Zi do të penalizohet për shkak të publikimit të emrave të disa personave të vetizoluar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Përfaqësuesi i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Mal të Zi, Muhamed Gjokaj, vë në dukje, se veprimi i Institutit të Shëndetit Publik, në këtë rast, nuk ishte në përputhje me ligjin.

“ Ky rast më pas edhe u vërtetua në Gjykatën Themelore e bazuar në një vendim të një personi që bëri padinë dhe tani kemi mbi 10 mijë persona që janë gati për një padi të ngjashme dhe kur ta shumojmë këtë numër me 700 euro, shteti ka humbur kështu afro 8 milionë euro me këtë gabim që është bërë”, tha zoti Gjokaj.

Zoti Gjokaj thekson se duhet të sigurohet mbrojtja e të dhënave, sidomos kur bëhet fjalë për të dhënat shëndetësore të individëve.

“Në vazhdën e masave kundër pandemisë që hotelierët dhe pronarët e klubeve detyrohen që të kërkojnë vërtetim për vaksinim apo vërtetim PCR, apo vërtetime të ndryshme ku do të dëshmonin për COVID-19. E kemi njoftuar opinionin publik se ky veprim ka të bëjë me cenimin e të drejtave të njeriut dhe është një shkelje flagrante ndaj privatësisë dhe mbrojtjen personale. Sigurisht që kemi ndërhyrë këtu dhe kemi bërë një inspektim. Inspektimi i ka vërtetua dëshmitë e Agjencisë se ky vendim i qeverisë është joligjor jokushtetues dhe kundër standardeve evropiane dhe konventave që trajtojnë këtë fushë. Edhe me këtë rast mendojmë se qeveria e ka tepruar dhe ekzagjeruar duke depërtuar më shumë se çduhet në të drejta e njeriut në aspektin e privatësisë”, tha zoti Gjokaj.

Përfaqësuesi i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Muhamed Gjokaj thekson se të dhënat personale në asnjë mënyrë nuk janë pengesë për zbatimin e masave për mbrojtjen e shëndetit publik, por sipas tij, ata duhet të jenë në harmoni me ligjet e parashikuara në Mal të Zi./voa/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments