Policia në Prishtinë ka arrestuar një person, ka rrahur një grua në një market në Prishtinë.
Pamjet e publikuara derisa një burrë rreh një grua në një market në Prishtinë, kanë tronditur vendin, mbrëmjen e së hënës.
Krejt këtë, ai e kishte bërë në sy të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
Video e momentit është publikuar nga Sinjali, ndërkaq KlanKosova ka publikuar një video tjetër, ku burri shihet i kapur nga policia, derisa ofendon gratë tjera që gjenden në market.
“Qysh ia hin ashtu femrës”, dëgjohet duke i thënë një grua që gjendej në market.
Ai i kthehet me fjalë fyese.
“Ec more **** ju, ku**a jini ju”, thotë ai derisa është i shoqëruar nga policia.