Përgjatë mesditës së të enjtes një veturë që po transportonte para të bankës është sulmuar me armë
Klan Kosova ka siguruar pamje nga momenti i grabitjes së kësaj veture, ku siç shihet është bërë me përcjelljen e një veture tjetër.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informatë se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kan shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, tha Hashani.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=554095542642990