Refugjatët ukrainas nga jugu i vendit kanë kapërcyer lumin Danub për të kaluar në Rumani. Televizioni amerikan ABC ka publikuar pamje të refugjatëve në traget.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka hyrë sot në ditën e 13-të.
Granatimet e ushtrisë ruse vazhdojnë të pengojnë evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara: Kiev, Mariupol, Sumi dhe Harkiv, thotë Ukraina.
Mediat shtetërore ruse thonë se ushtria ruse është e gatshme t’i rihapë korridoret humanitare.
Ukraina ka refuzuar të hënën propozimin rus për largimin e civilëve, pasi shumë nga rrugët e evakuimit çonin vetëm në Rusi ose në aleatin e saj – Bjellorusi.
Rundi i tretë i bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës përfundoi të hënën me pak marrëveshje. Rundi i katërt pritet të zhvillohet sot.
Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë do të takohen këtë të enjte në Turqi.