Monday, October 21, 2024
HomeLajmeKosovaPamje nga takimi i Kurtit me Borellin

Pamje nga takimi i Kurtit me Borellin

Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Diplomatët evropianë janë takuar së pari me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

Më pas, Borrell do të mbajë një konferencë për media ku pritet të tregojë detaje rreth takimit.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments