Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një tentim-grabitje në një argjentari në Prizren. Një ekip emergjent ka shkuar në vendin e ngjarjes duke iu dhënë ndihmën mjekësore të plagosurve.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha për lajmi.net se dyshohet se tentimin për grabitje e bënë tre ose katër persona të armatosur.
“Në rrugën ‘Adem Jashari’ ka ndodhur një tentim-grabitje në një argjendari. Të dyshuar janë tre apo katër persona të armatosur, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Osmanollaj.
Ai ka bërë të ditur se gjatë tentim-grabitjes janë lënduar dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.
Pamje nga vendi i ngjarjes: