Prokuroria Themelore në Ferizaj se është duke zhvilluar një aksion kundër fajdesë.
Siç bën të ditur prokuroria përmes një njoftimi për media në këtë aksion thuhet se janë kontrolluar shtëpi dhe lokale në rajonin e Prishtinës dhe Podujevës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse.
Po ashtu janë ndaluar katër persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “detyrimi”, “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm” dhe “Shmangie nga tatimi”.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, është duke e realizuar një aksion ku, me ç ‘rast gjatë këtij aksioni, janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘Fajdeja’ nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘Shmangia nga tatimi’ nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së , ‘Detyrimi’ nga neni 328 par.2 të KPRK-së dhe ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm’ nga neni 294 par 3 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.