Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00:10 në qendër të Prishtinës.
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur në mes dy veturave në lëvizje në afërsi tek Katedralja në Prishtinë.
Kurse zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin duke theksuar se policia tashmë po merret me rastin.
“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret policia e trafikut.



