Milot Rashica e ka shënuar golin e parë në karrierë për klubin e tij të ri, Norwich City, pas 14 paraqitjeve.
Sulmuesi i Kosovës shënoi kundër Charitonit, në një ndeshje të rrethit të tretë në FA Cup, duke i dhënë Norwichit epërsinë prej 1:0 në minutën e 80-të, raporton Gazeta Express.
Rashica e futi topin në portën boshe nga afërsia, pasi u shërbye nga sulmuesi Pukki.
Kjo ishte paraqitja e parë e Rashicës në FA Cup dhe e 15-ta në përgjithësi për klubin e Premierligës.
Rashica u fut në lojë nga stoli në atë që ishte një rikthim nga një lëndim i gjatë pothuajse dy mujor.
Vushtrriasi i ka zhvilluar shumicën e ndeshje për Norwichin në Premierligë (13) dhe është ende në kërkim të golit të parë në ligën elitare angleze.
Ai iu bashkua Norwichit nga Werder Bremen në verën e kaluar në një marrëveshje prej 11 milionë eurove, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare.