Friday, November 15, 2024
HomeLajmeKosovaPamje kur ‘ushtria’ e pilivesave pushtojnë plazhin e SHBA-së: Pushuesit u përpoqën...

Pamje kur ‘ushtria’ e pilivesave pushtojnë plazhin e SHBA-së: Pushuesit u përpoqën të mbroheshin

Një ushtri pilivesash e ktheu fundjavën e pushuesve të një plazhi në Rhode Island, SHBA në një murtajë të vërtetë biblike.

Tufa e pilivesave iu drejtua Misquamicut Beach ditën e shtunë dhe ‘pushtuan’ plazhin, hynë nën çadra e shezlongë dhe nuk kursyen as njerëzit. Pushuesit u përpoqën të mbroheshin ndërsa të tjerë u larguan sa më shpejt mundën drejt makinave të tyre.

Një pjesë qëndruan dhe qeshën me pamjen, teksa fëmijët ulërisnin dhe përpiqeshin t’i largonin insektet me lodrat e plazhit.

Tufat e pilivesave formohen kur ato janë në periudhën e riprodhimit gjatë verës ose kur insektet e vogla me të cilat ushqehen detyrohen të ndërrojnë habitatin e tyre për shkak të motit ose aktivitetit njerëzor.

Tufat mund të përmbajnë deri në miliona pilivesa dhe grupet mund të jenë kaq të mëdha sa të dallohen edhe nga radarët.

Pilivesat ushqehen me mushkonja dhe insekte të tjera, por ka raste që mund të hanë edhe zogj të vegjël si kolibrat.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments