Friday, November 22, 2024
HomeLajmeKosovaPamje: Hoxha Osman Musliu publikon fytyrën e hajnit që vodhi paratë e...

Pamje: Hoxha Osman Musliu publikon fytyrën e hajnit që vodhi paratë e xhamisë

Një burrë të dielën në mëngjes ka vjedhur paratë e xhamisë në Drenas.

Kjo u bë e ditur nga imami i xhamisë, Osman Musliu.

Ai ka publikuar një video-incizim në të cilën shihet një person duke marrë paratë që janë mbledhur për mirëmbajtjen e xhamisë.

Imami ka thënë se rasti është paraqitur edhe në Polici.

”Sot në mëngjes në xhaminë e Drenasit ky person ka hyrë dhe ka thyer kacen duke vjedhur të gjitha paratë të cilat mblidhen për mirëmbajtjen e xhamisë. Rasti është paraqitur në polici”.

 

“Është dëshpërues fakti se si ky rast ka ndodhur në një vend si xhamia, kjo dokuri po ndodh edhe ne shumë xhami tjera”.

“Lusim Zotin që të na fal të gjithëve duke përfshirë edhe këtë person! Ndërsa sa i përket relacionit njerëzor shpresoj që ai ta merr denimin e merituar”, ka thënë Musliu.

”Nese e njihni këtë person ju lutem lajmroni policin ose tek une tel: 044170737 viber Whacap i njëjti”, ka shkruar Osmani në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments