Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli tha se 119 nga 125 vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer në 32 provinca që prej 28 korrikut janë shuar ose janë marrë në kontroll, por 7 vatra të tjera vijojnë.

Deri tani raportohen për 8 të vdekur. Hotelet kanë mbyllur dyert dhe turistët dhe rezidentët lokalë janë evakuar nga Bodrumi dhe Marmaris me varka private duke arritur të shpëtojnë nga flakët të cilët u afruan bregut.

“Kemi parë zjarre por kurrë kështu” thotë një turiste ndërsa po evakuohet me të tjerët.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse disa nga zjarret janë shkaktuar me qëllim. Ndërkohë një person është ndaluar si zjarrvënës.