Zëvendësndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, është takuar me dyer të mbyllura me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Kjo është dita e dytë e vizitës së tij në Kosovë. Palmer në konferencën për medie që ka mbajtur në Prishtinë së bashku me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet ashtu si merren vesh palët në dialog.
Ai u shpreh se shteti i tij e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi,ndonëse nuk janë palë në dialog, por vetëm partner që synim kanë avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.