Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPalmer për Kurtin e Vuçiqin: Pres të punojnë bashkë, e kemi me...

Palmer për Kurtin e Vuçiqin: Pres të punojnë bashkë, e kemi me urgjencë dialogun

Matthew Palmer, zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, ka folur rreth takimit që do të kenë kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në muajin e ardhshëm në Bruksel, duke thënë se pret që të punojnë bashkë dhe të çojnë procesin e dialogut përpara.

‘’ Shpresojmë dhe presim që të përkushtohen në proces dhe të punojnë së bashku në identifikimin  e prioriteteve të punojnë në program të punës, të fillojnë një proces,.. Ne ndjejmë një urgjencë për këtë proces dhe që gjerat të shkojnë shpejtë. Të arrihet një pajtim, një marrëveshje. Ne do të jemi aty për ta ndihmuar atë proces. Ska ndonjë afat kohor të rreptë, por sa më shumë të zgjatet. Aq më vështirë do të jetë’’,tha ai në RTK.

‘Iu takon pronarëve të këtyre proceseve të punojnë drejt qëllimit të normalizimit dhe rrugës drejt BE. Nuk i takon BE’së e SHBA pë të vendosur se cka do të diskutojnë. Se si duan t’i cojnë përpara të vendosin për vështirësitë dhe gjërat që duan të diskutojnë e gjejnë kompromis.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments