Avokati Dastid Pallaska përmes një shkrimi në llogarinë e tij ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se ky i fundit po garon në zgjedhjet e vendit fqinj vetëm pasi siguroi vaksinat kundër Covid-19 dhe kaloi në Kuvend programin për rimëkëmbje ekonomike.
Ndër të tjera Pallaska tha se në të kaluarën kemi pasur probleme me zyrtarë shtetërorë që mbanin nga dy-tre poste, por nuk kryenin asnjë punë.
Ndërsa sot, sipas tij, kemi një kryeministër që në kohën e lirë garon ën zgjedhje parlamentare të vendit fqinj.
Sipas Pallaskës, kryeministri Kurti është kryeministër me gjysmë orari.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të avokatit Pallaska:
Në të kaluarën jo të largët kemi pasur probleme me “super” zyrtarë shtetërorë që mbanin nga dy-tre poste e nuk kryenin asnjë punë.
Tash kemi një Kryeministër që – pasi që i ka siguru vaksinat, e ka kalu në Kuvend programin e rimëkëmbjes ekonomike dhe i ka hapur vendit perspektivën evropiane – në kohë të lirë garon në zgjedhjet parlamentare të një vendi fqinjë.
🤦♂️🤦♂️🤦♂️
Kryeministër me gjysmë orari!!!